Aktivistët pro-palestinezë në Britani të Madhe protestuan duke hedhur bojë të kuqe në dritaret e zyrës në Londër të kompanisë që lobon për kompaninë izraelite të armëve “Elbit Systems”, raporton Anadolu.

Aktivistët e grupit të quajtur “Palestine Action” protestuan duke bllokuar zyrat e “APCO Worldwide” në Londër, një kompani e marrëdhënieve me publikun që lobon për prodhuesin më të madh izraelit të armëve “Elbit Systems”.

Në ndërtesën e zyrës u hodh bojë e kuqe në përfaqësimin e gjakut të atyre që kanë humbur jetën në Palestinë. Në pamjet e postuara nga grupi në median sociale X, shihet se protestuesit lyejnë me bojë të kuqe dritaret e zyrës dhe që pengojnë hyrjen duke u shtrirë para ndërtesës.

Një nga aktivistët gjatë aksionit tha: “Kjo është e vetmja gjë që mund të bëjmë tani. Ne u përpoqëm të protestojmë. Ne provuam gjithçka, por e vetmja gjë që mund të bëjmë tani është veprimi i drejtpërdrejtë”.

Duke brohoritur me sloganin “Palestina e Lirë” aktivisti bëri thirrje për ndalimin e gjenocidit në Gaza.

Një tjetër aktivist duke dërguar mesazhin për solidaritet me popullin e Palestinës tha: “Nuk do të ndalmi deri në përfundim të këtij gjenocidi. Britania është bashkëpunëtore e këtij gjenocidi dhe ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë”.

Disa nga aktivistët u arrestuan nga policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb