Një infermiere është arrestuar pasi dyshohet se ka mbytur tetë foshnje të porsalindura, ndërsa tentonte të mbyste edhe gjashtë të tjera.

Infermierja Lucy Letby, 28 vjeçe është arrestuar të martën nga policia pasi është e lidhur me vrasjen e 17 foshnjave në spitalin Countess of Chester gjatë viteve 2015-2016.

Të mërkurën, Spitali i Grave të Liverpool ka njoftuar se është duke punuar me policinë për të zbardhur këtë rast. Letby ka punuar në këtë spital që nga diplomimi i saj në vitin 2011, shkruan “Bota sot”.

Nëse infermierja dënohet për vrasjen e tetë foshnjeve, ajo do të bëhej vrasësja më e madhe e foshnjeve në Britani.

Shifrat tregojnë se numri i foshnjave që vdiqën u rritën në vitin 2015 dhe 2016. Arrestimi i infermieres ka shokuar opinionin britanik, ndërsa Policia ka njoftuar se do ta zbardhë këtë rast.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb