Të prekur dukshëm, me lot në sy, Mbreti Charles dhe gruaja e tij Camilla morën pjesë në ngjarjet që shënuan 80-vjetorin e zbarkimit të Normandisë të mërkurën.

Çifti mbretëror, si dhe Princi William, morën pjesë në një ngjarje në Portsmouth dhe dëgjuan veteranin Eric Bateman që tregonte kushtet e tmerrshme në të cilat u zhvilluan zbarkimet në bregdetin francez më 6 qershor 1944.

Mbretëresha ishte në lot, ndërsa i shoqi e shikonte me emocion.

Kishte aq shumë anije aleate në Kanal saqë ” mezi mund të lëvizje nëpër kanal”, tha veterani.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në fjalimin e tij, pak më parë, Charles iu referua atyre që luftuan në 1944 “me guxim, këmbëngulje dhe solidaritet”.

“Ne do t’u jemi përgjithmonë borxhli këtyre njerëzve,” theksoi Charles, duke shtuar se përpjekjet e këtyre njerëzve për t’i dhënë fund “totalitarizmit barbar” nuk duhet të harrohen kurrë.

Portsmouth ishte një nga pikat e tubimit për forcat aleate përpara zbarkimit.

Të enjten, Charles do të udhëtojë në Francë për ngjarjet ku marrin pjesë krerët e shteteve dhe kryeministrat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: