Deputetët britanikë miratuan sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare për në datën 12 dhjetor, në të cilat kryeministri Boris Johnson shpreson të rimarrë shumicën dhe të vërë në zbatim premtimin e tij për ta nxjerrë Britaninë e Madhe nga Bashkimi Europian.

 

Projektligji që kërkoi këtë votim, për zgjedhjet e treta të përgjithshme në katër vjet, u miratua me një shumicë dërrmuese prej 438 votash ndaj 20 kundër, në Dhomën e Komunëve.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb