Një tjetër burrë është arrestuar nga policia britanike gjatë hetimeve për vjedhje javën e kaluar, të tualetit prej ari të artistit italian Maurizio Cattelan, në muzeun e Blenheim Palace.
Ndërtesa historike angleze, ku qëndron punimi i veçantë ndodhet në Kodrat e lumit Tamiz, njihet ndër të tjera edhe si vendi i lindjes së Winston Churchill.
Lajmin e bën me dije sot Thames Valley Police, që saktëson që i dyshuari për të cilin nuk është bërë i ditur emri është 36 vjeç dhe për momentin vepra ende nuk është gjetur.
’Vazhdojnë hetimet dhe prioriteti ynë tani është të gjejmë veprën prej ari’, ka thënë shefi i policisë detektive Steven Jones, i cili ka lëshuar një apel edhe për ata që kanë një informacion të nevojshëm. Vepra e Cattelan- e realizuar me ar 18 karatësh, si të tjera kopie identike nëpër botë, është pagëzuar me emrin provokues ‘Amerika’. Tualeti prej floriri ka një vlerë rreth 5 milion euro, por pavarësisht kësaj ai përdorej normalisht si një Wc.