Boris Johnson kërcënoi sot me tërheqjen nga parlameti të ligjit për aplikimin marrëveshjes së Brexit dhe të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare, nëse deputetët refuzojnë të përshpejtojnë miratimin e projektligjit, që do ta vështirësonte ratifikimin e tij deri më 31 tetor.


“Nëse parlamenti refuzon kryerjen e Brexit dhe vendos të shtyjë gjithçka në janar, apo më vonë, projektligji duhet tërhequr dhe ne do të na duhet të shkojmë në zgjedhje të parakohshme”, deklaroi kryeministri britanik para parlamentit.


Deputetët do të votojnë sot në mbrëmje për kalendarin e miratimit të propozuar nga qeveria, që parashikon miratimin e projektligjit prej 110 faqesh deri të enjten në mbrëmje.//ATSH


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb