Ministria britanike e Punëve të Jashtme akuzoi sot Iranin se nuk ka respektuar fjalën duke dërguar naftë në Siri, si dhe ka thërritur ambasadorin iranian në Britani të Madhe në formë proteste.

 

“Irani ka dhënë në mënyrë të vazhduar garanci që nuk do të dërgojë naftë tek entitetet që janë objekt i sanksioneve në Siri”, theksoi Ministria në një komunikatë.

 

“Por tashmë është e qartë që Irani ka shkelur këto garanci dhe se ka dërguar naftë në Siri dhe tek regjimi gjakatar i Asadit”, shton Ministria.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb