Një luftanije e dytë britanike mbërriti në zonën e Gjirit për të rritur mbrojtjen ndaj naftëmbajtëseve dhe anijeve të tjera, pas kërcënimeve nga Irani, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

“Destrojeri HMS Duncan do t’i bashkohet fregatës HMS Montrose për të garantuar kalimin e sigurt të anijeve me flamur britanik nëpërmjet ngushticës së Hormuzit”, sipas ministrisë.

“Liria e lundrimit në ngushticën e Hormuzit është jetësore jo vetëm për BM-në, por gjithashtu për partnerët dhe aleatët tanë ndërkombëtarë”, deklaroi sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace.

“Ndërkohë që ne vazhdojmë të nxisim një zgjidhje diplomatikë që do mundësojë lundrimin e sigurt pa praninë ushtarake, Royal Navy do të vazhdojë të ruajë anijet britanike deri sa kjo të bëhet realitet”, theksoi ai.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb