Donald Trump vlerësoi sot kryeministrin britanik, Boris Johnson, nëntë ditë para zgjedhjeve parlamentare në Britaninë e Madhe, ndërsa siguroi që ai nuk dëshiron të ndërhyjë në këto zgjedhje, thelbësore për Brexit-in.

Në fjalimin e tij të parë, para ceremonive zyrtare, Donald Trump tha se do të takohej me Boris Johnson, por pa specifikuar se në çfarë forme.

“Nuk dua t’i ndërlikoj gjërat, nuk dua të përzihem në këto zgjedhje”, deklaroi presidenti amerikan në një intervistë para fillimit të samitit për 70-vjetorin e NATO-s.

“Mendoj se Boris është shumë i aftë dhe do të bëjë një punë të mirë”, shtoi më tej ai, duke ritheksuar se është në favor të Brexit.

Që pas ardhjes në pushtet të Johnson në korrik, Donald Trump nuk e ka fshehur mendimin shumë të mirë që ka për të, ndryshe nga ai në lidhje me paraardhësen e tij, Theresa May.

Gjithashtu, ai vuri në dukje se, ndonjëherë, Johnson e mbiquanin “Trumpi britanik”.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb