Kate Midletton ka sjellë në jetë fëmijën e tretë që është një djalë. Ishte vendimi i prindërve William dhe Kate, për të mos e mësuar gjininë deri ditën e lindjes.

Lajmi ashtë bërë publik në faqen zyrtare në Twitter të familjes mbretërore: ‘Kate dhe William janë bërë sërish prindër’ thuhet në njoftim.

Emri i të porsalindurit nuk bëhet akoma i ditur.

Kate Middleton, gruaja e princit William është dërguar këtë mëngjes në spitalin “St Mary” në Londër, aty ku kanë lindur edhe 2 fëmijët e tjerë George dhe Charlotte.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb