Britani, Ylber Cani quhet shqiptari 31-vjeçar, i cili u kap një vit më parë në Angli me 52 kg kokainë, me vlerë rreth 5 milionë paund, ndërsa sapo është dënuar me 12 vite burg.
Shqiptari u arrestua në 21 korrik të vitit të kaluar, në një qytezë në jug të Londrës, pasi në makinën e tij “Mercedes C-Class” u zbuluan 15 kg lëndë narkotike.

Pas kontrollit në banesën e shqiptarit u gjetën edhe 37 kg kokainë të tjera, me një pastërti nga 70 deri në 90 për qind.

Trafikanti shqiptar: Bëj biznes sipas mënyrës shqiptare
Sipas detektivit Liam Hurley, të Task Forcës Qendrore në Policinë Metropolitane, “droga sasi ishte destinuar për tregun londinez dhe më gjerë”.

(she.is/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb