NGA CHRIS PATTEN*

Zgjedhjet e përgjithshme të Mbretërisë së Bashkuar janë më pak se një muaj larg, por tashmë fushata duket se ka qenë me ne përjetë, duke u rrëkëllyer vazhdimisht përpara, me pak prova të ndonjë entuziazmi të vërtetë – apo ndonjë lëvizjeje domethënëse në sondazhe. Mbështetja për dy pretenduesit kryesorë – Partinë Laburiste dhe Partinë Konservative në qeverisje – duket se ka ngecur në të 30-at.

Konservativët shpresojnë se rekordi i qeverisë në ekonomi do t’i bindë votuesit e pavendosur të kalojnë në favorin e tyre nga fundi i fushatës. Ndoshta kanë të drejtë; e meritojnë të kenë të drejtë. Ndërkohë, laburistët duket se shpresojnë që ‘kushediçfarët’ të kthejnë rrjedhën, ndërsa mbajnë kolektivisht gishtërinjtë e kryqëzuar që të mos dobësohen në Skoci, ku Partia Kombëtare Skoceze po kërcënon të fitojë çdo votë.

Një surprizë është mendjengushtësia e fushatës zgjedhore. Një re e zezë, në formën e një referendumi të mundshëm për qëndrimin ose jo të Britanisë në Bashkimin Europian rri pezull mbi rezultatin, por askush nuk flet shumë për të. Kryeministri David Cameron ka thënë se një referendum është i nevojshëm në mënyrë që të parandalohet vendi nga somnambulizmi drejt një dalje aksidentale dhe shkatërrimtare nga BE­ja. Dhe kështu mund t’i vijë si befasi disa partnerëve europianë të Britanisë që askush nga politikanët e shtetit nuk po bën ndonjë përpjekje për të zgjuar një publik somnambul. Më gjerësisht, ndërsa shumica e botës duket se po shkon në ferr me një shportë në dorë, ka pasur pak bisedime rreth rolit ndërkombëtar dhe përgjegjësisë së Britanisë. Mbretëria e Bashkuar ishte dikur e njohur për goditjen mbi peshën e vet në çështjet globale, por ndoshta vendi nuk ka më rëndësi – vetëm nëse ai nuk dëshiron të ketë rëndësi. Shtimit të disa shkëndijave ndërkombëtare në fushatë iu afrua më shumë presidenti amerikan Barack Obama kur qëlloi disa paralajmërime në drejtim të Britanisë. Administrata e Obamës duket e vendosur të provojë se e ashtuquajtura ‘marrëdhënie speciale’ shkon përtej rrahjes së ashpër të shpatullave.

Breshëria e parë – një paralajmërim se Britania nuk duhet të jepet shumë pas Kinës – pasoi vendimin e Britanisë për t’iu bashkuar Bankës Aziatike të Investimit në Infrastrukturë të Kinës. Por problemi është më i gjerë se kaq. Në çdo rast, është e dyshimtë që ndokush në Lodër ta vërë shumë re. Këto ditë, politika me Kinën drejtohet krejtësisht nga Thesari, që i përmbahet pikëpamjes se dikush mund të bëjë biznes me kinezët vetëm nga një pozicion i servilizmit. Breshëria e dytë ishte për një çështje më serioze, në lidhje me shpenzimet e mbrojtjes. Kritika iu drejtua të gjithë anëtarëve europianë të NATO­s, por ishte e qartë se qeveria amerikane beson se Britania mbart një përgjegjësia të veçantë në ruajtjen e zotimeve të veta ushtarake. Mbretëria e Bashkuar ka një histori të gjatë qortimit të partnerëve të vet europianë në NATO për mosshpenzimin e 2 përqindëshit të PBB­së që secili është zotuar t’ia dedikojë mbrojtjes; tani duket se Britania vetë rrezikon të bëjë pjesë. Ka një argument ekonomik kundër caktimit të një përqindje fikse të pasurisë kombëtare për një buxhet departamenti. Ekonomia britanike tani po rritet shpejt me standardet aktuale europiane ndaj 2 përqindëshi i PBB po bëhet një shumë më e madhe. (E njëjta është e vërtetë për zotimin e ngjashëm të Britanisë ndaj Kombeve të Bashkuara për shpenzimin e 0.7 për qind të PBB­së mbi ndihmën e zhvillimit ndërkombëtar). Zyrtarët qeveritarë supozohet se e dinë turpin që do të shkaktonte mosrespektimi i 2 përqindëshit nga ana e Britanisë, ndaj duket se po kërkojnë për programe që mund ngjishen në buxhetin e departamentit të mbrojtjes për të mbushur shpenzimet.

Ky është saktësisht lloji i sjelljes që Britania ka kritikuar te të tjerët: futja e të gjitha llojeve të pagesave për pensione dhe inteligjencë në llogaritjet e shpenzimit për mbrojtje. Ka një rrezik të madh në të gjithë këtë. Fakti që asnjë parti madhore nuk është e përgatitur të ngrejë çështjen për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes dërgon mesazhin e gabuar te presidenti rus Vladimir Putin. Përgjigjja e duhur ndaj aventurizmit rus në Ukrainë nuk duhet të jetë vetëm puna me pjesën tjetër të BE­së për të ndihmuar qeverinë në Kiev për të stabilizuar ekonominë; duhet të përfshijë gjithashtu rritje të shpenzimeve të mbrojtjes dhe bindja e anëtarëve të NATO­s të bëjnë të njëjtën gjë. Është fatkeqësi që disa nga problemet më të rëndësishme me të cilat përballet Britania po shpërfillen në fushatën aktuale zgjedhore në vend. Cilido qoftë rezultati kur votuesit të drejtohen në votime më 7 maj, qeveria e ardhshme do të duhet të përballet me realitetin. Pozicioni i mbrojtës së vendit dhe kërcënimi rus i sigurisë europiane është e sigurt se do të jenë në majë të axhendës së kryeministrit të ardhshëm. *Project Syndicate­BIRN

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: