ANGLI- Britania e Madhe do të pranojë 20 mijë refugjatë nga Siria për 5 vitet e ardhshme. Këtë gjë e konfirmoi kryeministri David Cameron.

Ai tha se Mbretëria e Bashkuar ka një përgjegjësi morale për të ndihmuar refugjatët që jetojnë në kamp në kufijtë e Sirisë, ndërsa ka bërë gjithçka që mundet për t’i dhënë fund konfliktit në këtë vend.

“Fëmijët e pambrojtur dhe jetimët do të jenë prioritet në atë që do të jetë një “përpjekje kombëtare”, tha zoti Cameron.

Buxheti për ndihma ndërkombëtare do të përdoret për të ndihmuar strehimoret. Ky vendim i Britanisë së Madhe erdhi pas presionit ndërkombëtar, pasi më parë Cameron ishte shprehur kundër emigrantëve. Ndërkohë që Franca më herët njoftoi se do të marrë në 24.000 refugjatë gjatë dy viteve të ardhshme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: