BRITANI E MADHE

Zëvendës kryeministri britanik, David Lidington deklaroi të martën se shumë shpejt Britania e Madhe do të jetë e detyruar të marrë pjesë në zgjedhjet për Parlamentin Europian më 23 maj dhe nuk do ketë mjaftueshëm kohë që të arrijë marrëveshje pa u tërhequr nga BE. Nga ana tjetër, kryeministrja Theresa May tha se shpresonte që vendi i saj do të shmangte pjesëmarrjen në këto zgjedhje, por si duket bisedimet me Partinë Laburiste për të gjetur një zgjedhje për Brexit nuk kanë dhënë asnjë rezultat konkret.


“Për fat të mirë nuk do të jetë e mundshme të përfundojmë këtë proces para datës ligjore për zgjedhjet e Parlamentit Europian. Ndaj edhe këto zgjedhje do të përfshijnë edhe Britaninë”-është shprehur David Lidington, ministër i kabinetit qeveritar.


“Do t’i dyfishojmë përpjekjet për të siguruar se shtyrja pas zgjedhjeve do të jetë sa më e shkurtër që është e mundshme. Do të ishte ideale për eurodeputetët britanikë që të mos ulen në ulëset e PE-së, nëse i tërë procesi përmbyllet gjatë verës”-tha ai.


(BalkanWeb)