Britania e Madhe do të mbajë zgjedhjet e para kombëtare në pothuajse pesë vjet të enjten, derisa sondazhet thonë se Partia Konservatore e kryeministrit, Rishi Sunak do të ndëshkohet për dështimin në përmbushjen e premtimeve të bëra gjatë 14 vjetëve në pushtet.

Konservatorët e qendrës së djathtë morën pushtetin gjatë krizës globale financiare dhe kanë fituar tri palë zgjedhje të tjera që atëherë. Por ato vite janë shënuar nga një ekonomi e plogësht, shërbime publike në rënie dhe një sërë skandalesh, duke i bërë konservatorët, siç njihen zakonisht, objektiva të lehtë për kritikët e majtë dhe të djathtë, raporton AP.

Partia Laburiste, e cila anon nga e majta, është shumë përpara në shumicën e sondazheve të opinionit pasi e përqendroi fushatën e saj në një fjalë të vetme: Ndryshimi.

Por konservatorët përballen edhe me sfida të tjera. Partia e re e Reformës po merr votat e krahut të djathtë të konservatorëve pasi kritikoi udhëheqjen konservatore për dështimin në kontrollin e imigracionit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: