ANGLI-Pjesa më e madhe e Britanisë së Madhe është mbuluar nga dëbora mëngjesin e sotëm.
Pas masave të ftohta ajrore reshjet e dëborës kanë mbuluar kryeqytetin britanik, Kentin dhe Beachy. Në Straffordshire trashësia e borës arriti në 5 cm dhe temperaturat u ulën deri në -1C.

Tulloch Bridge në Skoci ishte vendi më i ftohtë dje, ku temperaturat arritën deri në -3.6C, ndërsa në pjesën tjetër të Britanisë temperaturat minimale shënuan deri në -1.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb