Deputetët britanikë do të votojnë këtë të martë për të kontretizuar apo shtyrë largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja, e caktuar për në 29 mars, gati tre vite pas referendumit të Brexit.

Ndërkohë, bisedimet teknike dhe politike po vijojnë në Bruksel, ku përfaqësuesit britanikë duan të sigurojnë nga homologët e tyre europiane modifikime të marrëveshjes së tërheqjes së arritur me BE-në në nëntor.

Ky tekst u kundërshtua masivisht nga parlamenti britanik më 15 janar. Që atëherë, kryeministrja britanike Theresa May ka nisur një betejë me dy fronte, në përpjekje për të siguruar lëshime nga Bashkimi Europian, si dhe të bindë parlamentarët britanikë për të ndryshuar qëndrim.

Nën presionin e kohës, shefja e qeverisë u përball me refuzimin e europianëve për rihapjen e negociatave. Në varësi të rezultatit të takimeve të punës që po mbahen këtë fundjavë në Bruksel, ajo mund të udhëtojë atje sërish, për negociatat e fundit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb