Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar i ka akorduar Policisë së Shtetit të Shqipërisë Çmimin e Ekselencës2023, duke vlerësuar përpjekjet dhe burimet e vendosura në bashkëpunimin me operacionet ndërkombëtare.

Lajmi konfirmohet nga ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Reagim i Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar i ka akorduar Policisë së Shtetit të Shqipërisë Çmimin e Ekselencës 2023, duke vlerësuar përpjekjet dhe burimet e vendosura në bashkëpunimin me operacionet ndërkombëtare.

Forcimi i bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese në Shqipëri, Interpol, Europol, Eurojust, Frontex, agjencitë e vendeve partnere dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: