Britania i ka thënë një “Jo” të fortë planeve të Bashkimit Europian për një sistem të ri kuotash për krizën e emigrantëve, pas vdekjes së mijëra personave në Detin Mesdhe. Ditën e mërkurë, Komisioni Europian propozoi një shpërndarje më të drejtë të 20 mijë refugjatëve nëpër vendet e Bashkimit Europian gjatë dy viteve të ardhshme, kryesisht në Itali, Francë dhe Gjermani bazuar në madhësinë e vendit dhe në prodhimin ekonomik. Por Britania, e cila së bashku me Danimarkën dhe me Irlandën ishin të përjashtuara nga ky propozim, kërkon që Bashkimi Europian të bëjë më shumë përpjekje për kapjen e trafikantëve të emigrantëve që në vendin e nisjes dhe të nisë një mision detar dhe ajror për të kapur anijet.

 

(m.k/News24/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: