BRITANI

Shefi britanik i thesarit, Philip Hammond, është duke shqyrtuar një rritje të madhe të pagës minimale për t’i dhënë fund rrogave të vogla në Britani.

Disa burime të afërta me shefin e thesarit kanë thënë se Hammond ka për qëllim që ta rrisë pagën minimale pa e dëmtuar shkallën e punësimit, duke lënë të kuptohet se ai është duke e planifikuar caktimin e rrogës minimale më të lartë në botë.

Sipas propozimit që është duke u diskutuar, paga minimale mund të shkojë në nivelin prej 66 për qind të pagës mesatare. Kjo do t’ia mundësonte shefit të thesarit përmbylljen e periudhës së pagesave të ulëta. “Ai është shumë i brengosur për varfërinë dhe e sheh këtë metodë si rrugëdalje nga problemi”, tha një burim.

Aktualisht, paga minimale në Britani të Madhe është 8.21 paund ose 9.65 euro për orë dhe pritet që vitin e ardhshëm të rritet në 8.60 paund ose 10.09 euro për orë, shkruan “The Guardian”.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb