BRITANI– Britania me partnerët e saj në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, po punon në harmonizimin e një rezolute, me rastin e 20-vjetorit të Masakrës së Srebrenicës, me qëllim që të nderohen viktimat dhe të inkurajohen hapa të mëtejshëm drejt pajtimit dhe një të ardhmeje më të mirë për Bosnje dhe Hercegovinën, ka thënë sot ambasada britanike në Beograd.
“Ky përvjetor është po ashtu një rast për të gjithë komunitetin ndërkombëtar që të nxjerrë mësime nga një prej momenteve më të trishtuara në historinë e Kombeve të Bashkuara dhe të theksojë vendosmërinë tonë për t’u angazhuar në parandalim të gjenocidit”, thuhet në deklaratën e ambasadës britanike.
Menjëherë ka reaguar ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se pret përgjigje nga Britania e Madhe, në lidhje me planet e saj për harmonizimin e kësaj rezolute.
Daçiç ka thënë se ka kërkuar nga ambasadori britanik që Londra të japë shpjegime për qëllimet e saj, duke marrë parasysh se teksti i rezolutës eventuale nuk është ende i njohur. Ai ka kujtuar se Serbia nuk është anëtare e Këshillit të Sigurimit, por ka thënë se është shumë e interesuar për këtë çështje.
Daçiç ka shtuar se Serbia është kundër “keqpërdorimit” të përvjetorit të krimit për qëllime politike dhe se është “absolutisht i padiskutueshëm” përkujtimi i viktimave të çdo krimi, e ashtu edhe i atyre të Srebrenicës. Forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë 8,000 burra dhe djem myslimanë, më 1995, në Srebrenicë.
(el.sp/BalkanWeb)
As kjogje(Rezoluta e Anglise)nuk do t’a denoje serbine per genocidin qe ajo ka ushtrruar ndaj popujve te tjere te Ballkanit. Serbia duhet te denohet si shtet:Vetem Ne ate menyre mundet qe te vendoset paqja ne Ballkan.
Gjithmone me mbeshtetjen e ruseve kane abuzuar keta plehera bashke me greket.ne vend qe te kerkojne falje per genocid kerkojne hesap.po falje ka kerkuar gjermania e japonia mor m,,,r jo ju qe jeni pleshta.sidoqofte loja filloi e perendimi e ka humbur njehere e mire besimin tek rusia.
bravo qeveris angleze per kte qendrim
kshili sigurimit duhet ta bej te qart se serbet kan ber gjenocit masakra ndaj pleqve femijve dhunime seksuale ket do ta shpallin para bote perse e sulmoj nato serbin qe te din te gjitha shtetet
dhe athere do ta njofin shtetet kosoven dhe ta pranojn ne osebe kjo do te jet kapitullimi serbis te lumt angli
Shko mor kokderr ma ke koken si qen stani. Keni bere qejf per 1500 vjet duke vrare e prere shqiptare e kedo qe nuk ju shkonte pershtat. Ndoshta tani ka ardhur koha t’ju fusin nje te tredhur te mire e te rrini urt me ato territore qe keni se po vazhduat te kakarisni edhe ato do i humbni.
ME NE FUND DOLI NJE SHTET QE ESHTE SHTET
SERBET DUHET TE JAPIN SHPJEGIM DHE TE PAGUAJNE PER GJENOCIDIN NE BOSNJE,KROACI,KOSOVE E TJERE
JU SERBE MENDONI SE VITET QE KALOJNE DO TE BEJNE QE TE HARROHEN NJERES TE PAFAJSHEM
ATA NJERES QE JU VRATE NUK ISHIN NE LUFTE POR ISHIN CIVILA
NE KETE KRIM SE BASHKU ME SERBET ISHIN DHE USHTRIA E RREGULLT GREKE
KJO E VERTETE DUHET TE DALI NE SHESH DHE KETO KRIMINELE TE NDYRE DUHET TE PAGUAJNE
RROFTE ANGLIA