Britania paralajmëroi Iranin që të ndalojë menjëherë të gjitha aktivitetet që shkelin marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me fuqitë botërore, raporton AP.

Zyra e Ministrisë së Jashtme lëshoi paralajmërimin e saj të dielën, pas njoftimit të Teheranit se do të thyejë kufirin e pasurimit të uraniumit prej 3.67% të vendosur në marrëveshje. Masa vjen pasi Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga marrëveshja vitin e kaluar dhe rivendosën sanksione për Iranin.

Shoqata e shtypit e Britanisë citon një zëdhënës të ministrisë duke thënë: “Ndërkohë që Mbretëria e Bashkuar mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj marrëveshjes, Irani duhet menjëherë të ndërpresë dhe t’i kthejë të gjitha aktivitetet në kundërshtim me detyrimet e saj”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb