Autoritetet britanike kanë zbardhur ngjarjen tragjike të mbytjes së dy shqiptarëve, Artur Doda dhe Leonard Isufaj, të cilët u hodhën nga trageti në det, teksa po riatdhesoheshin për në Shqipëri.

Sipas hetuesve, vdekja ishte aksidentale gjatë tentativës për mos u kthyer në vendin e tyre. “Ata synonin të ktheheshin sërish në tokën angleze duke u hedhur nga trageti, por nuk ishin në dijeni të efektit të tmerrshëm të hedhjes nga një mjet lundrues në lëvizje” deklaruan autoritetet të cilët nënvizuan se trupat e dy shqiptarëve u përpinë nga deti.

Sipas “The Guardian”, Artur Doda, 24 vjeç humbi jetën menjëherë si pasojë e plagëve të shumta të marra nga helika, kurse Leonard Isufaj, 27 vjeç u mbyt si pasojë e rrymave të forta të ujit, të cilat edhe një notar olimpik nuk do t’i kishte përballuar. Trupi i pajetë i Arturit u gjet më 20 mars 2014, kurse i Isufajt më 29 prill 2014.

(ar.sh/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb