Media prestigjioze britanike “Daily Mail” ka rikthyer në vëmendje ekzekutimin mafioz të ish-avokatit shqiptar, Ravik Gurra, në Elbasan. “Gurra u ekzekutua me tre plumba në kokë, pasi humbi disa çështje penale të profilit të lartë”, shkruan “Daily Mail”.

Sipas kësaj medieje, policia po heton në dy pista vrasjen mafioze të avokatit Gurra, atë të humbjes së ndonjë çështjeje madhore, si dhe nga kundërshtarët e grupit të Çapjave, që është një grup i njohur në Elbasan.

“Kjo është një pistë, që e lidh vrasjen e avokatit për shkak se fisi Çapja ka humbur disa gjyqe. Një tjetër pistë është se Ravik Gurra ka qenë afër këtij fisi dhe kishte lidhje me  anëtarët e bandës së Çapajve në Britani dhe bënte lidhjet e tyre në Shqipëri. Çapajt janë shumë të vështirë për t’u arritur, kështu që klani rival mund të këtë ekzekutuar  Gurrën për t’iu dërguar një mesazh. Avokati ka qenë një objekti më i lehtë për palën kundërshtare të Çapajve”, thuhet më tej në artikull.

Shkrimi i “Daily Mail”

Një avokat britanik që përfaqësonte gangsterët shqiptarë është qëlluar për vdekje, duke provokuar frikë. Ai u ekzekutua pasi humbi disa çështje penale të profilit të lartë. Ravik Gurra, 50 vjeç, u qëllua me tre polumba në kokë nga një person i armatosur me pistoletë silenciator, teksa ishte ulur në një kafene me miqtë në qytetin e Elbasanit.

Vrasja shkaktoi panik edhe në qytetin britanik Hertfordshire, ku Gurra jetonte me gruan e tij, Nina, dhe dy vajzat adoleshente. Gurra, i cili ka punuar më parë si përkthyes i Office Home, kishte përfaqësuar disa gangsterë shqiptarë, përfshirë anëtarët e familjes Çapja, por kishte humbur një numër çështjesh.

Në nëntor ai përfaqësoi Emiljano Shullazin, i cili u shpall fajtor për zhvatje dhe drejtimin e një organizate kriminale dhe u dënua me 14 vjet burg. Nuk ka asnjë provë që ta përfshijë Shullazin në ekzekutimin e avokatit të tij, Ravik Gurra.

Një avokat shqiptar, i cili kërkoi të mos identifikohej, Daily Mail të dielën: -“Vrasja e Ravik Gurrës ka bërë që të gjithë avokatët që mbrojnë kriminelët të kenë kujdes. Ne nuk jemi të sigurt për t’i përfaqësuar mafiozët. Bandat kriminale veprojnë duke kaluar kufijtë. Nëse ata vrasin avokatë në Shqipëri sepse humbasin një çështje, ata mund t’i vrasin avokatët edhe në vende si Gjermania dhe Anglia”.

Vrasja ndodhi në mars të këtij viti dhe një automjet i vjedhur u gjet më vonë i djegur, por që prej asaj kohe askush nuk është arrestuar. Një burim tha se policia shqiptare ka dy pista në lidhje me vrasjen “Avokati mund të jetë vrarë ngaqë humbi çështjet ose ai u ekzekutua nga banda rivale e fisit Çapja.”

Kjo është një pistë, që e lidh vrasjen e avokatit për shkak se fisi Çapja ka humbur disa gjyqe. Një tjetër pistë është se Ravik Gurra ka qenë afër këtij fisi dhe kishte lidhje me anëtarët e bandës së Çapajve në Britani dhe bënte lidhjet e tyre në Shqipëri. Çapajt janë shumë të vështirë për t’u arritur, kështu që klani rival mund të këtë ekzekutuar Gurrën për t’iu dërguar një mesazh. Avokati ka qenë një objekti më i lehtë për palën kundërshtare të Çapajve. Gurra me origjinë shqiptare u transferua në Mbretërinë e Bashkuar në vitet 1990, ku u vendos me gruan e tij dhe fitoi shtetësinë britanike. Fqinjët e tij mbrëmë e përshkruanin atë si një njeri miqësor dhe familjar.

Njëri tha:- ‘Ai gjithmonë vinte tek ne për biseda dhe fliste për futbollin’.

 

  • foto galeri

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb