Këto foto vijnë nga anë të ndryshme të Britanisë ku dëshmohet se dita e pushimit bëhet dhe gjatë javës, por vetëm nëse del dielli dhe ngrohet moti. Imazhet vijnë nga Glasgow, Wells, Londër, Brighton, Manchester, Derbyshire ku banorët kanë lënë punën, shkollat, zyrat dhe i gëzohen diellit duke harruar paksa lagështirën e ditëve të fundit.


E megjithatë sinoptikanët anglezë thonë se, e diela do të jetë edhe më e nxehtë ndaj këshillojnë që te merren masa, sidomos për moshat e treta e të sëmurët kronikë. Megjithatë moti do të ketë luhatje, pasi për disa ditë në muajin Maj, rryma të ftohta ajrore do të pushtojnë vendet europiane, duke sjellë reshje shiu dhe sërish lagështirë.


(d.b/BalkanWeb)