Britanikët duken mjaft të penduar për Brexit, pasi më pak se tre në dhjetë besojnë se doli të ishte zgjedhja e duhur për vendin, ndërsa shumica thonë se duan që Britania e Madhe të kthehet në BE.

Shifrat vijnë nga një sondazh i publikuar pesë vjet pasi vendi u largua zyrtarisht nga Bashkimi Evropian, pas referendumit të vitit 2016, në të cilin 56% e britanikëve votuan ‘po’.

Më 31 janar 2020, pas vitesh negociatash të vështira, Mbretëria e Bashkuar u bë vendi i parë që u largua nga Bashkimi Evropian. Por pesë vjet më vonë, vetëm 30% e britanikëve thonë se vendi bëri gjënë e duhur duke votuar për t’u larguar nga blloku evropian, sipas një sondazhi të YouGov me 2,225 njerëz. Ky është, sipas institutit, niveli më i ulët i mbështetjes për Brexit të regjistruar ndonjëherë.

Në mesin e britanikëve që votuan për Brexit, një në gjashtë (18%) mendon se largimi nga Bashkimi ishte një gabim. Megjithatë, kjo përqindje rritet në 55% në mesin e të gjithë të anketuarve. Vetëm 11% e të anketuarve besojnë se Brexit ishte një sukses për vendin.

55% duan të ribashkohen në BE

Shumica – 55% – janë në favor të ribashkimit të vendit në Bashkimin Europian, duke përfshirë 20% të atyre që votuan për Brexit. Midis tyre, 39% e të anketuarve e mbështesin “fuqishëm” këtë kthim.

Pas vitesh tensionesh me Brukselin nën qeverinë e mëparshme konservatore, kryeministri Keir Starmer ka premtuar një rifillim të marrëdhënieve midis Londrës dhe Brukselit.

Udhëheqësi i laburistëve Keir Starmer, i cili votoi për të mbetur në BE në referendumin e 2016, megjithatë ka përjashtuar çdo kthim në Union.

31 janari 2020 ishte data e tërheqjes formale të Mbretërisë së Bashkuar nga BE, e cila hyri në fuqi të plotë më 31 dhjetor 2020 pas një periudhe tranzicioni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: