Britanikët mund të mos e kenë të sigurt drejtimin e makinës në Bashkimin Evropian pas 29 marsit të vitit të ardhshëm, nëse Brexiti përfundon pa marrëveshje mes Britanisë dhe bllokut evropian, ka paralajmëruar Qeveria Britanike të enjten, transmeton Reuters.

Në fazën e dytë të lajmërimeve për biznesmenët dhe konsumatorët rreth asaj se çfarë mund të ndodhë nëse Britania dështon të arrijë një pakt me BE-në, Qeveria ka thënë se licensat britanike për makina nuk do të jenë të vlefshme në bllok.

“Nëse nuk ka marrëveshje me BE-në, do t’iu duhet të kërkoni leje ndërkombëtare për drejtim makine në BE”, është thënë në njoftim, raporton rel.

Mirëpo kjo gjë nuk do të vlejë për vizitorët e BE-së që vizitojnë Britaninë, pasi atyre nuk do t’iu kërkohet dokument shtesë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb