Shtetasve britanikë në Liban u është kërkuar të largohen menjëherë nga atje për shkak të intensifikimit të sulmeve nga Izraeli.

Zyra për Çështje të Jashtme dhe Zhvillim ka thënë se britanikët duhet të largohen nga Libani me fluturimin e parë të mundshëm.

“Po punojmë për të ngritur kapacitetin dhe të sigurojmë ulëse që britanikët të largohen”, thuhet në thirrjen e zyrës.

Izraeli po vazhdon të sulmojë në periferi të Bejrutit që nga e premtja kur gjuajti mbi një ndërtesë që tha se ishte selia qendrore e Hezbollahut. Cak aty ishte lideri i grupit militant, Hassan Nasrallah.

Vrasja e Nasrallahut u bë e ditur të shtunën, nga ushtria izraelite.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: