KENIA

Një shtetas britanik i akuzuar për ndihmë në planifikim të sulmeve terroriste në Kenia, u gjet fajtor të mërkurën për posedim të materialeve bërthamore, por u lirua nga “komploti për të kryer një krim”.

Jermaine Grant, nga lindja e Londrës, është në proces gjyqësor që kur u arrestua në vitin 2011. Prokurorët e çështjes kanë thënë se britaniku i akuzuar kishte lidhje me persona që janë të grupeve terroriste ose të afërt me banda terrorit anekënd botës, raporton “Reuters”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kryeprokurori Evans Makori tha se në banesën e të akuzuarit janë gjetur kimikate dhe një memorie kompjuterike që përmbanin udhëzime për prodhimin e bombës, por nuk është arritur të provohet akuza: “komplot për të kryer një krim sipas standardeve të kërkuara”.

Grant buzëqeshi pas vendimit që u lexua në sallë nga ana e gjyqtarëve në qytetin e Mombasa. Ai mohoi të gjitha akuzat. Grant do të ketë seancë tjetër më 9 maj.

Avokati tha se do të apelojë çështjen. Prokurorët kanë akuzuar Grantin për lidhje me grupin islamik al Shabaab, bashkëpunëtor i al-Kaidës në Somali, një akuzë që ai e mohon.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: