Kompania ajrore ”British Airways” njoftoi të shtunën fluturimet drejt Kajros për shtatë ditë për arsye të sigurisë, autoritetet britanike përmendën një rrezik të shtuar të terrorizmit kundër aviacionit.


”Të shtunën në mbrëmje, kompania gjermane ‘’Lufthansa’’ njoftoi gjithashtu se ka pezulluar fluturimet drejt Kajros në nisje nga Mynihu (jug të Gjermanisë) dhe Frankfurt (qendër), por vetëm për ditën e shtunë, pa dhënë arsye. Fluturimet do të rinisin normalisht nesër, të dielën’’, sipas një zëdhënësi.


”Në anën britanike, ne po rishikojmë në mënyrë konstante dispozitat tona në fushën e sigurisë në të gjitha aeroportet tona në të gjithë botën, dhe ne kemi pezulluar fluturimet në drejtim të Kajros, për gati shtatë ditë në formë paraprake për të mundësuar një vlerësim më të thelluar’’, deklaroi kompania britanike në një komunikatë, pa specifikuar natyrën e vështirësive të hasura.


Ministria egjiptiane e Aviacionit Civil njoftoi në një komunikatë se po bashkëpunon me ambasadën e Britanisë së Madhe dhe përfaqësuesin e ‘’British Airways’’ në Kajro./ATA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: