Pamjet që shihni tregojnë momentin dramatik nëna sheh trupin e pajetë të djalit të saj që përfundoi pas një aksidenti me makinë mes shkurreve. Trupi i Fabjol Ibraliut, 22-vjeçarit, që mbrëmë me makinën e tij tip ‘Ford’ ka dalë nga rruga në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë u gjet mëngjesin e sotëm. Nëna e tij, mes të qarave dhe britmave ka shkuar në vendin ku është gjetur trupi i të birit, ndërsa më pas ka humbur ndjenjat.

Gazetari Julian Kasapi raporton për BalkanWeb se trupi i tij është gjendur brenda shkurreve dhe barishteve, shumë pranë mjetit të aksidentuar. Kujtojmë se makina është shkatërruar thuajse totalisht nga përplasja e fuqishme.

I riu dyshohet se ecte me shpejtësi tepër të lartë kur ka shkaktuar aksident, me 160 km/orë. Ai është përplasur fillimisht me disa makina të tjera dhe më pas ka përfunduar në shkurre, pranë rrugës kryesore. Dje, nëna e viktimës kërkonte të birin, duke thënë se ai kishte ndërruar jetë. Ndërsa, një person në vendngjarje thoshte se i riu ka ikur nga vendngjarja.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb