Maddie, vajza 8 vjeçare e Jamye Lynn Spears, motrës së Britney, është përfshirë në një aksident rrugor dhe ndodhet në rrezik për jetën, sipas asaj që raporton TMZ.

Popstari nuk ka lëshuar asnjë deklaratë për aksidentin, vetëm ka publikuar në profilin e saj Instagram mesazhin ”Another day another blessing’.

Gjithmonë sipas TMZ, vajza ishte në një fuoristradë në Louisiana kur mjeti me të cilën ajo udhëtonte ka dalë nga rruga duke përfunduar në ujë dhe duke humbur ndjenjat.

Ajo më pas është transportuar me helikopter në një spital aty pranë. Nëna nuk ishte me vajzën kur ka ndodhur aksidenti.
Jamie Lynn, motra e Britney Sperars, është aktore dhe ka luajtur me sukses rolin e Zoye tek seritë televizive ‘Zoey 101’.

Gjithashtu ajo ka ndjekur gjurmët e të motrës, duke u afirmuar si këngëtare country.

Në dhjetor të 2007, atëherë gjashtëmbëdhjetë vjeçare, ajo solli në jetë Maddie, që e ka me ish të fejuarin Casey Aldridge.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb