SERBI-Kryeministrja serbe, Ana Brnabic mohoi dje zërat se ishin zhvilluar bisedime për ngritjen e qendrave për migrantët në Serbi apo për ndonjë forcë të Frontex-it, të Agjencisë Europiane të Kufirit dhe Rojes Bregdetare që do të vinte në vend për të mbrojtur kufijtë e BE-së.

Ajo i hodhi poshte deklarata të tilla duke i quajtur thashetheme apo përgojime.

“Ju lutem, le të mos përhapin thashetheme se do të ketë qendra migrantësh në Serbi dhe se Frontex-i atëherë do të… Jo, nuk bëhet fjalë se për këtë gjë janë zhvilluar bisedime. Le të mos luajmë me gjëra të tilla”, tha Brnabiç në përgjigje të pyetjeve për Frontex-in.

”Bashkëpunimi me Frontex-in është praktika më e mirë e bashkëpunimit të Serbisë më BE-në”, tha ajo.

”Serbia ishte në një situatë të veçantë sepse migrantët po vinin në vend nga shtete anëtare të BE-së për të shkuar po në shtete të tjera të unionit, prandaj ky nuk është vendi ku mbrohen kufijtë e BE-së”, vuri në dukje ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: