Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Matthew Palmer, kanë biseduar në Sarajevë rreth marrëdhënieve Kosovë-Serbi, taksën ndaj produkteve serbe si dhe për vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.


Sipas mediave serbe, Brnabiç ka vënë në dukje qëndrimin e Serbisë se Prishtina duhet të heqë taksën dhe për të vazhduar dialogun.Të mërkurën, kryeministrja serbe në Sarajevë tha se ka marrë pjesë në takimin vjetor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Thaçi ka hequr dorë nga pjesëmarrja në konferencën në Sarajevë, duke argumentuar se ky vend ende nuk e ka njohur Kosovën.


“Unë nuk mund ta kuptojë këtë vendim. Duket se Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi po garojnë se cili të jetë më nacionalist. Nga këndvështrimi im, vendimi është i gabuar”, ka thënë Brnabiç.


(BalkanWeb)