Armando Broja në modë. Sulmuesi kuqezi me gjasë do të largohet nga Chelsea, në këtë merkato vere. Blutë e Londrës e kanë futbollistin në listën e lojtarëve që do të lënë skuadrën, gjatë këtij seksioni merkatoje.

Sipas një raporti të fundit nga The Guardian, Chelsea shpreson të arkëtojë 25 milionë funte nga shitja e Brojës. Në fakt, interesim serioz ka nga skuadrat e Everton, klub i cili është gati të paguajë shifrën e përmendur.

Për yllin kuqezi kalimi te Everton do të ishte një mundësi për të treguar veten, duke marrë parasysh faktin se ai do të kishte në dispozicion minutazhin e duhur. Broja, pas “shtegtimeve” që nuk rezultuan të suksesshme te Vitesse, Southampton dhe Fulham, kërkon të nisë edhe një herë nga e para, me shpresën se gjithçka do të shkojë mirë. 22-vjeçari u aktivizua me Shqipërinë në Europian. Ai luajti 77 minuta me Italinë dhe 33 minuta me Spanjën, ndërsa ndaj Kroacisë qëndroi në pankinë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: