Blerta Brovina nga Organizata Rrjeti për Demokraci i Grave e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” u shpreh se koalicioni i organizatave po punon për një edukim ligjor të shtetasve shqiptarë.

“Organizatat janë duke bashkëpunuar për edukimin ligjor të qytetarëve. Strategjia për njohje të ligjeve do të shtrihet në arsim. Një prej mënyrave është edhe ajo për futjen e kurrikulave në tekste shkollore.

Ne si koalicion organizatash kemi bërë bashkëpunim tepër të mirë për një informim qytetar ndaj shtetasve. Ne punojmë sidomos ndaj grupeve të veçuara apo të diskriminuara, pasi ata kanë më shumë nevojë”, tha Brovina.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb