Pas përfundimit të ndeshjes ndaj PSV, ku Interi fitoi 1-2  me përmbysje, Marcelo Brozovic tha se Interi ka besuar fuqishëm në fitore edhe pas disavantazhit. Ashtu sikurse ndaj Tottenhamit, Interi arriti të rikthehej nga disavantazhi për të fituar me rezultat 2-1.

“Ne stërvitemi mirë, ne bëjmë të gjitha për të fituar dhe e dimë se fitorja është opsioni i vetëm. Edhe kur ishim në disavantazh, ne kemi besuar, e kemi kuptuar se është dashur të jemi më të përqëndruar dhe tash jemi shumë të kënaqur. Ne jemi të gjithë të përkushtaur, luftojmë për njëri-tjetrin dhe shfaqim grintë.  Ne duhet të vazhdojmë kështu .Në rolin e ri që më ka vënë Spaleti ndihem komod, dhe duhet të vazhdoj me këtë performancë”, u shpreh Brozoviç.

Balkanweb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb