Bruce Willis dhe Emma Heming po festojnë 17 vjet së bashku. Gruaja e aktorit ka bërë një postim lidhur me këtë në rrjetet sociale. Çifti filloi lidhjen në vitin 2007 dhe u martua në vitin 2009, në një ceremoni spektakolare të mbajtur në rezidencën private të aktorit në Turks and Caicos.

Siç tregon Emma Hemming në postimin që ka bërë në llogarinë personale në Instagram, përvjetori i këtij viti është shumë i ndryshëm nga të tjerët. Dikur i sillnin emocione, thotë ajo, por tani e lënë me një nyjë në stomak duke menduar për problemet me të cilat përballet Bruce Willis.

Aktori është diagnostikuar me demencë frontotemporale dhe aktori është tërhequr nga aktrimi. Problemin shëndetësor e përballon larg syrit të publikut, me mbështetjen dhe dashurinë e njerëzve të afërt.

Me rastin e përvjetorit të tyre, Emma Hemming ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një foto të përbashkët të tyre nga e kaluara, kur kanë pozuar në det, me perëndimin e diellit në sfond.

Në mbishkrimin e postimit të saj ajo ka shkruar: “17 vite nga ne. Dikur përvjetorët sillnin emocione, tani të them të drejtën më prishnin të gjitha emocionet, duke më lënë një rëndim në zemër dhe një zbrazëti në stomak. I jap vetes 30 minuta për të menduar “pse ai, pse ne”. Pastaj e shkund dhe kthehem në atë që është. Dhe çfarë është… Është dashuri pa kushte. Ndihem e bekuar që e njoh dhe kjo është për shkak të tij. Do ta bëja përsëri këtë gjë”, shkruan Emma.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb