BRUKSEL– Brukseli është në nivel të lartë sigurie pas sulmeve të një jave më parë në Paris. Autoritetet kanë deklaruar se vendi ndodhet përballë një kërcënimi serioz. Zyrtarët në kryeqytetin Bruksel të Belgjikës kanë urdhëruar mbylljen e sistemit të metrosë, duke i cituar rekomandimet e shërbimeve të sigurisë.

“Në bazë të informacioneve të fundit, Belgjika ngriti alarmin në nivelin 4, që do të thotë një kërcënim shumë serioz për rajonin e Brukselit”, nënvizohet në deklaratë.

NË KËRKIM DY PERSONA, DYSHOHET SE KANË BOMBË
Policia belge është vënë në kërkim për kapjen e dy personave, të cilët dyshohet të kenë një bombë. Belgjika ka ngritur të gjitha nivelet maksimale të alarmit kundër terrorizmit. Sakaq, kryeministri belg, pohoi se ekziston rreziku që në Belgjikë të ketë sulme të ngjashme si ato të Parisit një javë më parë ku humbën jetën 133 persona.

KERCENIMET
Në qytet është shtuar alarmi i terrorit në shkallën më të lartë, që është “kërcënim i menjëhershëm”. Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel, tha se zyrtarë të sigurisë kanë shqetësime se “disa individë me armë dhe eksploziv mund të kryejne sulm në disa lokalitete”.

Në njoftimin e sotëm në Internet, operatori transportues në Bruksel tha se mbyllja e metrove ishte “masë parandaluese” e ndërmarrë nga “rekomandimi i qendrës së krizës të Shërbimit të brendshëm publik federal”.

Raportohet se autobusët po qarkullojnë normalisht, megjithqë banorët janë këshilluar që të qëndrojnë brenda.

Qytetarët këshillohen që të shmangin sa më shumë të jetë e mundur vendet ku grumbullohen shumë njerëz si koncertet, ngjarjet sportive, aeroportet dhe stacionet e metrove.

“Ne kërkojmë nga publiku që të mos ketë panik”, tha Michel, duke shtuar se “ne kemi ndërmarrë masa që janë të domosdoshme”.

Masat e sigurisë ndërmerren edhe pas sulmeve të tmerrshme terroriste në Paris, më 13 nëntor, ku u vranë 130 vetë dhe qindra të tjerë u plagosen.

Lideri i dyshuar i grupit, që i ka ndërmarrë sulmet në Paris, Abdelhamid Abaaoud, ishte shtetas i Belgjikës me origjinë nga Maroku. Ai është vrarë.

I dyshuari tjetër, Salah Abdelsalam, shtetas i Belgjikës ende nuk është kapur.

Gjenden eksplozivë e lëndë kimike
Sipas “The Guardian”, policia belge zbuloi një sasi të madhe armësh, eksplozivë dhe produkte kimike të premten në mbrëmje, kur ata kontrolluan një pronë në Molenbeek. Zbulimi i arsenalit mund të jetë
arsyeja për rritjen e gatishmërisë në vend nga frika e sulmeve terroriste në kryeqytetin belg.

(ma.ar/rel/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: