Negociatori i Bashkimit Europian për Brexit, Michel Barnier theksoi se ishte ngarkuar për të filluar negociatat për një marrëdhënie të re tregtare me Londrën pas Brexit nëse marrëveshja miratohet nga Parlamenti britanik.


“Ursula von der Leyen më ka kërkuar të zgjas misionin tim edhe për një vit dhe kështu do të mund të filloj negociatat për një marrëdhënie të re mes Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe”, theksoi ai.


Liderët europianë përshëndetën punën e realizuar që prej tre vitesh me Michel Barnier dhe përfundimin e saj me një marrëveshje, miratuar me unanimitet nga 27 vendet e BE-së.


“Ne shpresojmë që kjo marrëveshje do të ratifikohet për të hyrë në fuqi në nëntor dhe ndërkohë puna për partneritet të ri do të mund të fillojë”, theksoi ai në një konferencë shtypi.

“Etapa e ardhshme është më e rëndësishme se ndarja”, nënvizoi ai duke shprehur keqardhje për largimin e Britanisë së Madhe nga BE.//ATSH

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb