BRUKSEL- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar për detyrën e re kreun e Komisionit për Punët e Jashtme në PE, David McAllister. Nga Brukseli, Basha ndër të tjera i uroi dhe Elmar Brok që do të drejtojë negociatat për Brexit.

“Përgëzime mikut tim David McAllister, zv.President i Partise Popullore Europiane qe sapo u votua si Kryetari i ri i Komisionit te Puneve te Jashtme te Parlamentit Europian. Elmar Brok kryetar i ketij komisioni prej vitesh tani do te drejtoje negociatat per Brexit. Mirenjohje te madhe ketij miku te Shqiperise i cili sot i dorezoi stafeten nje miku tjeter te vecante. Urime David per kete detyre te rendesishme!”, citohet në mesazhin e Bashës.

Lideri i PD-së, prej dy ditësh ndodhet në Bruksel ku po merr pjesë në Asamblenë Politike të EPP-së.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: