Bashkimi Europian i kërkoi palëve të ndryshme që të zhvillojnë një dialog të gjerë dhe gjithëpërfshirës për të qetësuar situatën në Hong Kong, në një deklaratë të shefes europiane të diplomacisë, Federica Mogherini të publikuar sot.

 

“Është thelbësore që të jepen prova përmbajtjeje, të kundërshtohet dhuna dhe të merren masa urgjente për të qetësuar situatën”, deklaroi Mogherini në këtë komunikatë.

 

Mijëra manifestues pro demokracisë dolën sërish sot në Hong Kong gjatë një fundjave test për popullaritetin e lëvizjes së tyre, ndërkohë që rritet frika mbi qëllimet e Pekinit.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb