Bashkimi Europian kritikoi ashpër Turqinë për riarrestimin e gazetarit dhe autorit të shquar Ahmet Altan, tetë ditë pasi u lirua nga burgu ku u mbajt për akuza të lidhura me terrorizmin.

“Mungesa e bazave të besueshme për riarrestimin e Ahmet Altan-it dhe riburgosjen e tij, duke prishur vendimin fillestar të gjykatës për lirim, dëmton më tej besueshmërinë e gjyqësorit të Turqisë, veçanërisht për shkak të nivelit të lartë të ndërhyrjes politike”, deklaroi një zëdhënës i BE-së.

“Kjo ndërhyrje duhet të ndalojë”, shtoi ai.

Altan dhe Nazli Ilicak, të dy gazetarë të njohur, fillimisht u dënuan me burgim të përjetshëm për ndihmë ndaj një organizate terroriste. Më 4 nëntor ata u liruan pas një rigjykimi, ku qëndruan më shumë së tre vjet të burgosur.

“Liria e medias dhe liria e shprehjes janë thelbësore për një demokraci funksionale”, theksoi zëdhënësi i BE-së.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb