Bashkimi Europian zgjati sot me një vit sanksionet e vendosura kundër Venezuelës për të detyruar presidentin, Nicola Maduro të respektojë shtetin e së drejtës dhe demokracinë.

“Duke marrë parasysh krizën politike, ekonomike, sociale dhe humanitare që po përballet aktualisht Venezuela dhe veprimet që vazhdojnë të prekin demokracinë, shtetin e të drejtës, Këshilli Europian ka vendosur zgjatjen me një vit deri më 14 nëntor 2020 të masave shtrënguese kundër Venezuelës”, theksoi institucioni në një komunikatë.

Këto masa, miratuar për herë të parë në nëntor 2017 kundër 18 zyrtarëve, përfshijnë tashmë 25 persona që mbajnë poste zyrtare dhe që janë përgjegjës për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe cënimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Venezuelë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: