Përfaqësuesi i ri i diplomacisë europiane, spanjolli Josep Borell, njoftoi sot qëllimin e tij për t’i dhënë përparësi zgjidhjes së problemeve në Ballkanin Perëndimor dhe kufijve në Europën Lindore, gjatë mandatit të tij.

 

“Ballkani dhe kufiri lindor i Europës duhet të jenë prioritetet kryesore të politikës sonë të jashtme, sepse ne nuk do të jemi të besueshëm në ambicien tonë si aktorë gjeopolitikë, nëse nuk jemi në gjendje të zgjidhim problemet e tanishme të fqinjësisë sonë”, u shpreh ai para Parlamentit Europian.

 

Kreu i diplomacisë spanjolle do ta marrë detyrën më 1 nëntor, nëse Parlamenti Europian e emëron në Komisionin e ri, gjatë votimit të caktuar më 24 tetor.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb