BRUKSEL – Greqia nuk ka rënë dakord sot me vendet e Eurozonës dhe nuk ka pranuar asnjë propozim të tyre për marrëveshjet që janë në fuqi ndërmjet palëve.

Ministri holandez i Financave, Dijsselbloem, pas bisedimeve në Bruksel, deklaroi para mediave se “reagimi i Eurogrupit” ka qënë zhgënjyes për këto bisedime” dhe se “Greqia duhet ta mbledhë mendjen”. E mira do të ishte që ajo të kërkonte një zgjatje të programit për të fituar kohë. Gjithsesi, tani lëvizja e radhës i takon palës greke, – tha ai.

Ministri tha se me delegacionin e qeverisë së re të Greqisë folëm për rolin ndërkombëtar të euros. Euro vazhdon të jetë një monedhë e rëndësishme shkëmbimi, njëkohësisht shumë firma përballen me kosto shtesë kur shkëmbejnë euro dhe ne do ta shikojmë më me kujdes për të tejkaluar problemet në shkëmbimet tregtare.

Por, siç e dini, nuk ramë dakord për mënyrën si duhet të ecim përpara po ramë dakord me z.Cipras për të nisur punën teknike. Parashikohet të biem dakord deri në 70% dhe të shohim masat që duhen rimarrë.

Sot, siç u raportua nga institucionet europiane, nga bisedimet të premten dhe të shtunën, reagimi i Eurogrupit ka qënë zhgënjyes, zhgënjyes, se nuk ka marrëveshje të përbashkët sesi mund të duket programi dhe çfarë mund të këtë në program me qeverinë e re. Kemi folur me qeverinë e re për të parë nëse mund të gjejmë rregullime në program por s’ia kemi arritur. Patëm debate për hapat që duhet ndjekur dhe ndjesia e përgjithsme është që autoritet greke të kërkojnë një zgjatje të programit. Më e mira është ta zgjasin programin aktual, në mënyrë që ne të punojmë për rregullimet e së ardhmes. Kjo do na lejonte ne të përdornim fleksibilitetin normal në një program,” – theksoi ai.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb