BRUKSEL – Mediat kanë publikuar videon e operacionit blic të policisë në Schaerbeek të Brukselit, ku u neutralizua një i dyshuar për terrorizëm, që mbante një çantë të dyshimtë në krahë.

Në pamje duket qartë momenti kur policia arrin të shpëtojë një vajzë të vogël që ndodhej në stacionin e tramit, ku u pikas i dyshuari, dhe më pas e qëlloi atë në këmbë, pasi nuk iu bind urdhrave.

Skena është filmuar nga një qytetar i cili e ka postuar videon në rrjetet sociale.
Momentalisht nuk është konfirmuar ende nëse personi që u neutralizua nga policia të ketë lidhje me sulmet terroriste të së martës, që tronditën Brukselin.


(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: