BRUKSEL

Presidenti i KE Jean- Claude Juncker në një deklarate të përbashkët me kryeministrin shqiptar Edi Rama tha se zgjedhjet e 30 qershorit në vendin tonë duhet të mbahen.

Junker ka shtuar se është në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë.

“Partitë politike duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në institucionet demokratike. Zgjedhjet janë parashikuar për në fund të qershorit. Njerëzit nuk duhet të pengohen për të ushtruar të drejtën e tyre demokratike.

Nuk mund të bllokoni shprehjen e vullnetit të popullit të Shqipërisë dhe mendoj, pa ndërhyrë në këtë debat të brendshëm, mendoj se këto zgjedhje duhen mbajtur, nëse jo, atëherë do të shtyhej perspektiva europiane e Shqipërisë”, tha Junker.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: