Republika e Kosovës e ka nënshkruar pa ndonjë fusnotë deklaratën e përbashkët të Koalicionit anti ISIL, pas takimit në Bruksel, që u drejtua nga Sekretari John Kerry. Nënshkruese është edhe Republika e Serbisë. Por, ajo që bie në sy është fusnota e Maqedonisë për shkak se Greqia nuk e njeh këtë shtet me emrin kushtetues të saj, shkruan gazeta kosovare Express.
e-parafundit
60 shtete partnere janë takuar të mërkurën Bruksel në nivel të ministrave të jashtëm ku kanë riafirmuar përkushtimin e tyre për të punuar nën një strategji afatgjatë për mposhtjen e ISIS. Në deklaratën e përbashkët koalicioni është pajtuar që të fokusohet në këto pika.

Përkrahjen e operacioneve ushtarake, ndërtimin e kapaciteteve dhe trajnimin;

Ndalimin e lëvizjes së luftëtarëve të huaj terroristë

Ndalimin e fondeve dhe qasjen në financa të ISIL

Adresimin e ndihmës dhe krizës humanitare dhe

Ekspozimin e natyrës së vërtetë të ISIL (delegjitimimin ideologjik)
foto 2
Por ajo që bie në sy, pavarësisht marrëveshjes për bashkëpunimin rajonal të arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që Kosova në forume rajonale të përfaqësohet me fusnotë, kjo nuk ka ndodhur fare. Aty Kosova është prezantuar si Republika e Kosovës ndërsa në një formë të ngjashme është nënshkruar edhe Serbia. Me fusnotë është nënshkruar Maqedonia, pasi Greqia nuk e njeh me këtë emër por si IRJM.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: