Ministrat e Mbrojtjes të BE-së miratuan sot 13 projekte të reja në kuadër të programit të bashkëpunimit të përbashkët të bllokut për mbrojtjen, duke filluar nga një sistem antinëndetëse pa pilot e deri te një qendër e re e trajnimit mjekësor.

Gjithsej, deri tani janë miratuar 47 projekte në kuadrin e Bashkëpunimit të Përhershëm të Strukturuar të Bashkimit Europian (PESCO), të nisura nga shtetet anëtare në vitin 2017 për të kapërcyer përçarjen e tyre tradicionale në çështjet e mbrojtjes dhe për të zvogëluar varësinë ndaj SHBA-së.

Gjithashtu, BE planifikon të krijojë një akademi kibernetike dhe një qendër inovacioni, për të zhvilluar një forcë pune teknologjikisht të kualifikuar dhe një ekosistem kibernetik. Projekti do të drejtohet nga Portugalia dhe Spanja.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb